Chelsea do të hapë bisedimet me Man City për Ake
Chelsea po shqyrton një lëvizje për mbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake.
Sport
Pas interesimit nga ‘Blutë e Londrës’ për Raheem Sterling, ata kanë kthyer sytë edhe nga mbrojtësi holandez.
Sipas ‘The Telegraph’, Chelsea do të hapë bisedimet me Manchester City për Ake, përcjell lajmi.net.
Lojtari është i lidhur me ‘Citizens’ deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro.
27 vjeçari nuk është pjesë e formacionit startues te ekipi i Pep Guardiolas, andaj mund të largohet për të kërkuar më shumë minuta./Lajmi.net/