Barcelona shumë afër rinovimit me Gavi

Gavi mund të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën qysh sot.

Sport

16/06/2022 11:03

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barcelona është tani shumë afër marrëveshjes së re me Gavi.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se tinejxheri mund të nënshkruajë marrëveshjen e tij qysh sot, pasi gjithçka është dakorduar, përcjell lajmi.net.

17 vjeçari pritet të ketë përmirësime të mëdha në pagë, me kontratën e tij të re.

Po ashtu, Barca po mendon që t’i vendos lojtarit një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove.

Interesim për lojtarin ka pasur së fundmi edhe nga skuadra e Premier League, Liverpool. /Lajmi.net/