Depay dëshiron të vazhdojë me Barcelonën – pret propozimin e klubit për rinovim

Memphis Depay dëshiron të qëndrojë edhe më tutje te skuadra e Barcelonës.

Sport

15/06/2022 21:55

Lojtari po pret që katalunasit t’i ofrojnë sa më shpejt një propozim për rinovim të kontratës, transmeton lajmi.net.

Përkundër që u përfol për një kohë të gjatë se holandezi nuk është i kënaqur me situatën në “Camp Nou, ky qëndrim i tij i hedh në ujë të gjitha spekulimet për një largim të mundshëm.

Sulmuesi, përkundër që pati një sezon me shumë lëndime, kjo nuk i pengoi që të jetë realizatori më i mirë për “blaugranat” në La Liga.

Ish-sulmuesi i Lyon ka shënuar 12 gola dhe dy asiste në 28 paraqitje në La Liga. /Lajmi.net/