Mes Milan, Arsenal e Man United – dilema për të ardhmen e Marco Asensio

Dritarja e transferimeve sa është hapur, por drama që ndjek është e pafund, me Kylian Mbappé që qëndroi tek PSG, Erling Haaland te Manchester City, Darwin Nuñez te Liverpool dhe Tchouaméni në pjesën e bardhë të Madridit, Marco Asensio duket të jetë futbollisti i ardhshëm që do të jetë shënjestër e klubeve të mëdha.

Sport

14/06/2022 17:31

SHKRUAN: Ardit Karagjyzi

Mediat në Itali spekulojnë për transferimin e mundshëm të 26 vjeçarit spanjoll te kampionët aktual italianë AC Milan, ndërsa tabloidet spanjolle dhe angleze flasin për një interesim nga Manchester United dhe Arsenal, dy skuadra që dështuan të sigurojnë një vend në Champions League për sezonin që vjen.

Marco Asensio e nisi sezonin që kaloj me Lojërat Olimpike, më pas fitoi Superkupën e Spanjës në janar dhe mbylli sezonin duke triumfuar në La Liga dhe Champions League. 365 ditë spektakolare në baza kolektive. Por ku është problemi?

Marco Asensio në Mars të këtij viti nënshkroi me agjencinë e Jorge Mendes, agjenci kjo që përfaqëson një përqindje të madhe të futbollistëve, duke përfshirë dhe portugezin Cristiano Ronaldo.

Kjo lëvizje nga ana e tij nënkupton që ai është i gatshëm për një sfidë të re, me Real Madridin që ofron rinovim kontrate pa përmirësime financiare ose në rolin e tij, dhe me një vit të mbetur në atë aktualen, e ardhmja e tij duket larg Madridit.

Përpara se të flasim për klubin potencial të ardhshëm të tij, si fillim të shpjegojmë tipin e lojtarit që Marco Asensio është.

Spanjolli është një futbollist potent me një të majtë elektrizuese, me rolin primar si një anësor i djathtë me licencë te futet brenda. Trajnerët mundohen të optimizojnë goditjen e tij. Nën drejtimin e Ancelotti këtë sezon, Asensio menaxhoi 10 gola në La Liga dhe ishte golashënuesi i 3-të më i mirë pas Karim Benzema dhe Vinícius Júnior. Pakënaqësia e tij vjen me minutat ku ai përfundoi sezonin si opsioni i 3-të për rolin e anësorit të djathtë, pas Rodrygo Goes dhe Federico Valverde. Ai ishte zgiidhja e parë deri në mesin e shkurtit ku më pas ndryshimet taktike të Ancelotti e lanë atë prapa.

Marco Asensio është një futbollist unik, profili i tij nuk është ai i një anësori tipik por ai nuk është as një mesfushor kreativ ose ndryshe i njohur si “Numër 10” në futboll dhe kjo e bën atë unik në një anë dhe vështirë të optimizohet në anën tjetër.

Skuadra si AC Milan, Manchester United dhe Arsenal që janë të interesuara shpenzojnë miliona në departamentin e analitikes dhe një shpreson që ata kanë ide të qarta për profilin e futbollistëve që ndjekin.

Numrat e Marco Asensio janë magjepsëse për një anësor në disa departamente dhe në tjerat ato lënë për të dëshiruar.

Duke ndarë numrat e tij për 90 minuta dhe futjen e tij në përqindje me anësorë të tjerë (sa më e lartë shifra, aq më i mirë) ne kuptojmë që Asensio shënon çdo 0.51 90 minuta ose në 94% të anësorëve, me 3.25 goditje ai po ashtu mbetët në 94%, gjë që flet për potencën e tij.

Dobësitë e Asensio’s vinë në departamentin e driblimit ku ai kompleton vetëm 0.93 për 90 minuta, shifër kjo që e futë atë në përqindjen e 17, dhe po ashtu detyrat defensive me 10.74 presinge për 90 minuta, e futë atë në 7% e anësorëve.

Por, janë disa probleme që shfaqen me numrat pasi trajnerët e Real Madrid – Zidane si fillim e më pas Ancelotti – nuk e kanë përdorur në maksimum potencialin e tij, pasi Asensio ka treguar futboll më stabil nën drejtimin e trajnerëve me strategji taktike më rigoroze si Julen Lopetegui ose Lucho me kombëtaren spanjolle.

Pika e fundit na sjell tek ajo çfarë mund të ndodh. Klubet e interesuara për Marco Asension posedojnë nivel më të lartë taktik sa i përket përgatitjes stërvitore dhe bërthamës specifike taktikale.

Stefano Pioli tek AC Milan ka treguar nivel të lartë të inteligjencës dhe përshtatjes së nevojshme, aplikimi strategjik i një futbolli direkt dhe vertikal qëndron më pozitiv sesa ai i Real Madridit më horizontal dhe me linja më të gjëra. Kjo sa i përket një futbollisti si Asensio që në të djathtë do të përkrahej nga Calabria.

Më pas ke Arsenalin e Mikel Arteta, një skuadër e re në moshë por mendjeprehtë dhe e zhvilluar taktikisht. Arteta përdorë hibrdin e 4-2-3-1/4-3-3 dhe Asensio do të merrte një rol të njëjtë, por Arsenali që përdor mbrojtës anësor të brendshëm si Tomiyasu mund të krijojë pasojat e njëjta si ato në Madrid.

Dhe së fundmi, ke Manchester United dhe trajnerin e ri të tyre, Erik Ten Hag.

Menaxheri holandez po ashtu si Mikel Arteta, dikush që nisi hapat e tij nën vëzhgimin e Pep Guardiolës shquhet për lojë vertikale dhe direkte. Mënyra e implementimit tek United mbet mister, duke përdorur kohën e tij si menaxher tek Ajax, Asensio në letër duket lojtar ideal për ta.

Problemi tek United qëndron mungesa e shpejtësisë në sulm, me Sancho e ngadalshëm dhe Ronaldo gati 38 vjeçar, nuk është komplet ideale por Ten Hag ka treguar që mund të bëjë mrekulli, dhe një sulm i Sancho, Ronaldo dhe Asensio mund të jetë i duhuri.

Destinacioni ideal mbetet Pioli i AC Milan, por gjasat janë që Asensio të jetë top transfer tek secili klub që ai është lidhur për transferim.

Gjithçka mbetet të shihet. /Lajmi.net/