Alves pritet të largohet nga Barcelona

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Dani Alves pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sport

10/06/2022 16:03

Dani Alves i përfundon kontrata me Barcelonën këtë verë dhe rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Sipas ‘AS’ braziliani nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez është pyetur nëse dëshiron të vazhdojë me Alves apo me Sergino Dest, sipas të përditshmes spanjolle trajneri i Barcës ka zgjedhur amerikanin.

Braziliani iu bashkua ekipit katalanas në nëntor të vitit 2021, ka pasur 16 paraqitje gjithsej ku ka shënuar një gold he dhuruar tri asistime./Lajmi.net/