Punë e kryer: Sergi Roberto rinovon me Barcelonën edhe për një vit

Sergi Roberto ka rinovuar kontratën me Barcelonën.

Sport

10/06/2022 13:45

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari është pajtuar për të vazhduar  edhe për një vit me “blaugranat”, transmeton lajmi.net.

Përkundër disa lëndimeve që pati në sezonin që e lamë pas, Xavi Hernandez dëshiron të llogarisë në lojtarin i cili, siç dihet, mund të luajë në shumë pozita.

Në këmbim të qëndrimit të tij në “Camp Nou”, Roberto është pajtuar për ta reduktuar pagën e tij. /Lajmi.net/