‘Marca’: Man United bën ofertë prej 80 milionë euro për Frenkie de Jong

E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ raporton për një ofertë të Man United drejt Barcelonës.

Sport

09/06/2022 08:38

Tash e disa javë, Manchester United lidhet me transferimin e mundshëm të mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur 80 milionë euro drejt Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Këto 80 milionë thuhet të jenë ofruar si 60 milionë euro + 20 të tjera që do të shkonin si bonuse.

Trajneri Erik ten Hag thuhet të ketë folur me lojtarin për ta bindur për transferim në ‘Old Trafford’.

Lojtari deri më tani është shprehur i dëshirës për të qëndruar në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/