Dromca magjie – Momenti kur Zhegrova “ia humb topin” lojtarit të Qipros

Pos rezultatit, që dha shpresa të mëdha për një ecuri të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve, ishin edhe disa performanca individuale që mahnitën publikun.

Sport

03/06/2022 10:01

Njëra ndër to ishte pikërisht paraqitja e Edon Zhegrovës që nuk i shpëtoi diskutimeve e duartrokitjeve.

Prishtinasi, përveç golit, dhuroi një tjetër moment magjie gjatë kësaj përballjeje, transmeton lajmi.net.

Pasi e pranoi një top të mirë në krah të djathtë, ai e kaloi me stil lojtarin me numër 13 të Qipros, duke ia rrëshqitur topin në mes të këmbëve.

E për ta ndaluar Zhegroven, atij iu desh ta tërhiqte nga fanella, pasi në të kundërt vetëm se do të humbte kohë.

Më poshtë gjeni këtë sekuencë interesante të përballjes. /Lajmi.net/