Mane arrin marrëveshje me Bayern Munich
Sadio Mane ka arritur marrëveshje personale për një kalim te Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror.
Sport
Këtë e konfirmon gazetari i afërm me klubin e Liverpoolit, Dave Ockop, i cili thotë se lojtari tashmë ka folur edhe me trajnerin e bavarezëve, Julian Nagelsmann dhe mbetet vetëm që klubet të merren vesh sa i përket shumës se transferimit të tij në “Allianz Arena”.
Të dyja klubet bisedimet i kanë filluar dje dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë detajet e transferimit të senegalezit në Gjermani, transmeton lajmi.net.
Sadio Mane has agreed a three year contract with Bayern Munich. PSG and Barcelona were also interested. He has spoken directly to Julian Nagelsmann. Now up to clubs to agree a fee. Liverpool and Bayern Munich began official talks yesterday.
— DaveOCKOP (@DaveOCKOP) June 1, 2022
Sipas Ockop, oferta e propozuar për të nënshkruar me kampionët gjermanë në drejtim të Manes ka qenë një kontratë trivjeçare.
30-vjeçari ishte një ndër lojtarët kyç të Liverpoolit për disa sezone me radhë, falë kontributeve të tij në gola dhe asiste . /Lajmi.net/