Bale përshëndetet me Real Madridin: Ishte ëndërr e realizuar

Gareth Bale është përshëndetur zyrtarisht me skuadrën e Real Madrid.

Sport

01/06/2022 12:27

Ylli uellsian ka mbyllur kontratën e tij me ‘Los Blancos’ dhe një marrëveshje rinovimi nuk është arritur mes palëve – thënë më mirë nuk është synuar.

Pas nëntë viteve me Real Madridin, Bale ka shkruar një mesazh lamtumire për tifozët e shokët e skuadrës.

“Shkruaj këtë mesazh për t’i falënderuar shokët e skuadrës, të kaluarit dhe këta tani, trajnerët, stafin dhe tifozët që më mbështetën. Unë erdha këtu nëtnë vite më parë si lojtar i ri dhe që donte të realizonte ëndrrën për të luajtur me Real Madridin. Për ta veshur fanellën e bardhë, llogon në gjoks, të luaja në ‘Santiago Bernabeu’, të fitoja tituj dhe të isha pjesë e asaj të famshmes, triumfit në Champions League”, ka shkruar Bale, transmeton lajmi.net.

“Mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them me sinqeritet se kjo ëndërr u bë realitet, madje më shumë. Të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrij gjëra që kemi arritur sa isha lojtar i Real Madridit ka qenë një përvojë e shkëlqyer dhe një që nuk do ta harroj kurrë. Dua të falënderoj edhe presidentin Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe bordin që më dha mundësinë të luaja në këtë klub. Së bashku ne patëm mundësi të krijonim momente që do të mbesin gjithmonë në historinë e këtij klubi dhe futbollit. Ishte nder. Faleminderit. HALA MADRID!”, ishte pjesa tjetër e mesazhit.

Bale nuk ka zgjedhur akoma skuadrën e ardhshme. Ai do të aktivizohet me Uellsin në këtë muaj. /Lajmi.net/