Real Madridi rrit interesimin për Raheem Sterling

Real Madridi e ka rritur interesimin për sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Sport

31/05/2022 17:15

Lojtari ishte ndër pikat kyçe të formacionit të Pep Guardiolas në triumfin që “Qytetarët” e patën në Premier League.

Lojtari është në vitin e fundit të kontratës së tij e cila skadon në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Vlera aktuale e sulmuesit në treg varion nga 80-85 milionë euro.

Me dështimin e “pistës” Mbappe, janë kthyer sytë pikërisht kah anglezi i cili po shihet si një alternativë e mirë për sulmin. /Lajmi.net/