Lewandowski do ta aktivizojë artikullin e 17 të FIFA për t’u larguar nga Bayern? – çfarë thotë ky artikull?

Robert Lewandowski do t’i shfrytëzojë të gjitha alternativat për t’u larguar nga Bayern Munich.

Sport

31/05/2022 13:14

Ylli polak tash e sa kohë po bën të ditur edhe publikisht se është i pakënaqur te bavarezët.

Nëse një transferim te Barcelona (apo skuadër tjetër) i bllokohet nga Bayerni, polaku do të aktivizojë artikullin 17 të FIFA, përcjell lajmi.net.

Rregulli thotë pak a shumë se secili lojtar që njofton klubin 15 ditë para fundit të sezonit se dëshiron të largohet, ai lojtar mund të largohet.

FIFA do të vendoste çmimin e tij bazuar në moshën, pagën etj.

Lewa megjithatë nuk preferon t’i shkojë kësaj rruge për shkak të respektit që ka për Bayernin. Ai shpreson që klubi të respektojë zgjedhjen e tij. Gjithçka do të qartësohet brenda 2-3 jave.

Lajmin për këtë opsion e ka njoftuar një gazetar i ‘SER’, bazuar në komentet e një avokati të sportit. Deri më tani, ky artikull i FIFA nuk është funksionalizuar kurrë. /Lajmi.net/