Nkunku i lë derën hapur PSG-së: Është klubi i zemrës sime

Christopher Nkunku ia ka ‘shkelur syrin’ skuadrës së PSG.

Sport

29/05/2022 17:19

Ylli i RB Leipzig ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane, pas sezonit të tij spektakolar në Bundesliga.

Milan ka qenë një nga skuadrat e interesuara për lojtarin, por edhe PSG-ja. Për këta të fundit, Nkunku ka lënë derën hapur.

“Parisi është shtëpia ime, klubi i zemrës sime”, ka thënë Nkunku, transmeton lajmi.net.

“Nuk i mbylli derën askujt. Çdo gjë është e mundur në futboll”, ka shtuar lojtari i Leipzig.

Nkunku ishte lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, me 20 gola dhe 13 asistime. /Lajmi.net/