Shtyhet për herë të dytë ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit

Është shtyer për herë të dytë ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit, e vlefshme për finalen e Champions League.

Sport

28/05/2022 21:15

Ndeshja u planifikua të luhej më fillim nga ora 21:00, për një grumbull tifozësh pa bileta shkaktuan tollovi në hyrje të stadiumit.

Sipas raportimeve të Marcas ishin diku rreth 15 mijë të tillë që nuk zmbrapseshin, me ç’rast e detyruan policinë të përdor gaz lotsjellës.

Ajo që thuhet në këto momente nga mediet e huaja është se u sulmuar edhe vëllai i Joel Matip që ishte së bashku me gruan e tij shtatzënë.

Ndeshja planifikohet të fillojë 21:30. /Lajmi.net/