Formacionet e mundshme për finalen: Liverpool – Real Madrid

Sot zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpool – Real Madrid.

Sport

28/05/2022 09:41

‘Stade de France’ do të jetë nikoqir i finales së garës më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.

Në fushë do të zbresin dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Real Madridi.

Të dy ekipet kanë kaluar në ndeshje të vështira për të arritur në finale.

Liverpooli ka mposhtur Inter, Benfica dhe Villarreal, ndërsa Real Madridi ka arritur fitore ndaj Paris Saint Germain, Chelsea dhe Manchester City.

Kjo do të jetë finalja e tretë në mes tyre, pasi ata u përballen fillimisht në vitin 1981 ku ‘Reds’ fituan me rezultat minimal 1:0 dhe në vitin 2018 ku ‘Mbretërit’ korrën fitore 3:1.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme për finalen e cila fillon në orën 21:00.

Liverpool: Alisson, Arnold, Konate, Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Thiago, Diaz, Mane, Salah.

Real Madrid: Courtois, Mnedy, Alaba, Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema