Pochettino: Zemra ime do të jetë e bardhë në këtë finale

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino ka folur përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2022 08:48

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e garës më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.

Shumë lojtar e ish-lojtar, trajner e analistë të ndryshëm kanë dhënë mendimet e tyre se cili ekip do duhet ta fitojë këtë trofe.

Në mesin e tyre ishte edhe trajneri i PSG-së Pochettino.

Ai në një intervistë për ‘Marca’ tha se zemra e tij do të jetë e bardhë për këtë finale të Ligës së Kampionëve.

“Sigurisht që zemra ime do të jetë e bardhë në këtë finale”, ishin fjalët e argjentinasit, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se finalet e tilla gjithmonë janë 50% me 50%.

“Finalet jane gjithmonë 50%, të dyja skuadrat kane kualitet për të menaxhuar dhe kontrolluar këtë ndeshje”, vazhdoi ai.

Pochettino ishte viktima e parë e ‘Mbretërve’, pasi Real Madridi e mposhti ekipin e tij me rikthim në ‘Santiago Bernabeu’.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool – Real Madrid zhvillohet sot, në orën 21:00./Lajmi.net/