Klopp: Jemi mjaftueshëm të motivuar që mos të përsëritet finalja e parë me Realin
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur përpara finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Sport
Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen sërish në kuadër të Ligës së Kampionëve.
E përpara kësaj ndeshje trajneri i ‘Reds’ ka thënë se janë mjaftueshëm të motivuar që të mos përsëritet finalja e parë me Realin.
“Ne humbëm ndeshjen në vitin 2018, por jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar në një tjetër mënyrë. Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për mos ta lënë të ndodhë sërish”, ishin fjalët e gjermani, përcjell lajmi.net.
Tutje, ai tha se ekipi i tij mendon vetëm për fitore në finalen e së nesërmes.
“Nuk e di se si do të dalë ndeshje, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen”, tha Klopp.
Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër në orën 21:00./Lajmi.net/