Mane dëshiron kalimin te Bayern
Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpool.
Sport
Ylli senegalez, Sadio Mane pritet të largohet nga skuadra e Liverpool dhe tashmë ka edhe një destinacion të preferuar të tijin.
Raportime të ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Mane preferon të kalojë te Bayern Munich gjatë kësaj vere, përcjell lajmi.net.
Tashmë ka edhe avancime në bisedimet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij. 3-4 javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare.
Julian Nagelsmann e dëshiron lojtarin në skuadrën e tij.
Bayern pritet ta sigurojë kartonin e Sadio Mane për një shumë më të vogël sesa 50 milionë euro. /Lajmi.net/