Juventusi po konsideron blerjen Koulibaly
Juventus po konsideron blerje e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sport
Senegalezi ka kontratë me ‘Napolitanët’ deri në vitin 2023, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.
Massimiliano Allegri është një admirues i zjarrtë i 30-vjeçarit, i cili po i afrohet me shpejtësi vitit të fundit të kontratës së tij.
Sipas ‘Tuttosport’ Juventusi po mendojnë ta blejnë kartonin e Koulibaly, përcjell lajmi.net.
Napoli dëshiron të mbajë Koulibaly, por Juve mund të vendoset të testojë vendosmërinë e tyre me një ofertë gjatë kësaj vere./Lajmi.net/