Di Maria pajtohet për kontratë njëvjeçare me Juventusin
Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka arritur marrëveshje me Juventus.
Sport
Argjentinasi, sipas ‘Goal’ ka arritur marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e Juventus, përcjell lajmi.net.
Di Maria do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ si transferim i lirë.
Anësori ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij me skuadrën e PSG, duke fituar trofe të shumtë.
34 vjeçari do të luajë ndeshjen e fundit në Ligue 1 në përballjen e PSG me Metz, më 21 maj.
Në fund të sezonit, lojtari do të largohet si transferim i lirë dhe pritet t’i bashkohet Juventusit. /Lajmi.net/