Barcelona afër marrëveshjes me Neves

Barcelona është afër të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Sport

16/05/2022 14:56

Neves ka kontratë me Wolves deri në vitin 2024, por së fundmi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi anglez.

Sipas ‘Diario Sport’, Barcelona është afër një marrëveshjeje të mundshme për mesfushorin e Wolves, Ruben Neves, përcjellë lajmi.net.

Neves është objektivi më i arritshëm i mesfushës së Barçës për momentin, me Aurélien Tchouaméni të Monacos dhe Martin Zubimendi të Real Sociedad gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.

Në 32 paraqitje në Premier Ligë ai ka shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/