Laporta: Do ta doja rikthimin e Messit
Presidenti i Barcelonës është pyetur edhe një herë për Lionel Messin.
Sport
Ikona e Barcelonës po aktivizohet me PSG, por emri i tij vazhdon të lidhet me ‘Blaugrana’.
Për argjentinasin është pyetur edhe presidenti i klubit katalan, Joan Laporta, i cili nuk mohoi dëshirat e tij.
“A dua që Messi të kthehet te Barcelona? Po, sigurisht”, ishte përgjigja e Laporta, transmeton lajmi.net.
Gjasat janë të vogla që Messi të kthehet te Barca gjatë kësaj vere.
Lojtari pritet të përmbush kontratën e tij me parisienët.
Mbrëmë Messi shënoi dy gola në fitoren 4:0 të PSG. /Lajmi.net/