Vashat e Barcelonës mbyllin sezonin perfekt – fitojnë të gjitha 30 ndeshjet e ligës

Skuadra e Barcelonës në kategorinë e femrave ka mbyllur një sezon perfekt pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Sport

15/05/2022 16:14

Barcelona siguroi titullin e kampionit qysh në muajin mars, por kjo nuk bëri që ata të ndalin ritmin, përcjell lajmi.net.

Vashat ‘Blaugrana’ mbyllen të gjitha ndeshjet e kampionatit me fitore, për një sezon perfekt, me maksimumin e pikëve.

Barca e fitoi ndeshjen e fundit të sezonit me rezultatin 2:1, ndaj Atletico Madrid.

Barca këtë sezon në 30 fitore ka shënuar 159 gola, duke pësuar vetëm 11.

Skuadra e Lluis Cortes synon kompletimin e tripletës me finalen e Champions League që luhet më 21 maj. /Lajmi.net/