Xavi për Lewandowskin: Kur bëhet fjalë për nënshkrimin, mosha nuk më shqetëson

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit.

Sport

14/05/2022 19:13

Vazhdimisht janë duke qarkulluar spekulime se e ardhmja e Robert Lewandowskit do të jetë te Barcelona nga sezoni i ardhshëm.

Spekulimeve që po e lidhin Lewandowskin me Barcelonën iu është përgjigjur trajneri i katalunasve, Xavi, ku tregoi se çfarë nuk e brengos atë për yllin polak.

“Kur bëhet fjalë për nënshkrimin, mosha nuk më shqetëson mua… ne kemi nënshkruar me Dani Alves kur ai ishte 38.

Lojtarët kujdesen për veten e tyre, ata janë më profesionistë. Alves, Ibrahimović, Modrić, Cristiano apo Messi janë shembuj”, tha Xavi, përcjell lajmi.net.

Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në fund të sezonit tjetër./Lajmi.net/