Kontra-raportime: Frenkie de Jong dëshiron të qëndrojë te Barca, edhe Xavi e sheh të PASHITSHËM

Frenkie de Jong dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Ai është i nervozuar me raportimet e mbrëmshme.

Sport

12/05/2022 11:47

Raportimet më të fundit nga Spanja tregojnë një situatë krejt tjetër lidhur me Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez, siç u raportua mbrëmë, ka arritur marrëveshje me Manchester United. Por, këto raportime duket se janë të gabuara.

Sipas Matteo Moretto, De Jong dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe këtë e ka shprehur edhe para shokëve në dhomat e zhveshjes, transmeton lajmi.net.

Lojtari është i shqetësuar me raportimet e mbrëmshme dhe thotë se nuk ka gisht në to.

Xavi Hernandez po ashtu e dëshiron qëndrimin e lojtarit dhe e sheh atë si pjesë të paprekshme.

Sa i përket trajnerit Xavi, Frenkie de Jong është i PASHITSHËM. /Lajmi.net/