Araujo lirohet nga spitali – Barcelona jep njoftimin për gjendjen e lojtarit
Ronald Araujo është liruar nga spitali.
Sport
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Araujo është liruar nga spitali pas lëndimit që pësoi mbrëmë në ndeshjen kundër Celta Vigo, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e Barcelonës e ka bërë të ditur këtë lajm, duke nënkuptuar rrjedhimisht që gjendja e tij është përmirësuar.
Lojtari thuhet se do të vlerësohet dita-ditës për gjendjen e tij dhe rikuperimi i tij përcaktohet asisoj.
Araujo pësoi një tronditje mbrëmë, pasi në një top në ajër, ai goditi me kokë shokun e skuadrës, Gavi. /Lajmi.net/