Di Maria tregon se si reagoi Messi pas vërshëllimave të tifozëve
Angel Di Maria ka folur lidhur me një prej situatave më të këqija të sezonit të Paris Saint-Germain.
Sport
Pas eliminimit nga Champions League, tifozët e PSG ishin të nervozuar dhe vërshëllenin ndaj yjeve të skuadrës.
Një nga lojtarët ndaj të cilit kishte këso sjellje ishte edhe lojtari më i mirë në botë aktualisht, Lionel Messi. Por, shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ duket se nuk mërzitet fare për këto gjëra.
“Leo nuk i kushton vëmendje, është vetëm një detaj”, ka thënë Di Maria, transmeton lajmi.net.
“Është futboll. E dimë se është ashtu, këto gjëra ndodhin”, shtoi argjentinasi.
Di Maria dhe Leo Messi do të synojnë së bashku Kupën e Botës 2022. Te PSG pritet të mos jenë më shokë skuadre, pasi Di Maria nuk do të rinovojë. /Lajmi.net/