Përfundon pa gola pjesa e parë në ‘Anfield’

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Liverpool – Tottenham Hotspur.

Sport

07/05/2022 21:33

0:0 është rezultati i pjesë së parë në ndeshjen e xhiros 35 në Premier Ligë në mes ‘Reds’ dhe ‘Spurs’.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Liverpool, pasi krijuan disa raste për gol.

Përkundër atyre rasteve nuk arritën të çonin topin në rrjetën e Hugo Lloris, shkruan lajmi.net.

Skuadra mysafire provonin të rrezikonin me anë të kundërsulmeve, por Liverpooli ishin mjaft të kujdesshëm edhe në repartin e mbrojtjes.

Pak minuta pa përfunduar 45 minutat e parë Tottenham ishin të pafat, pasi qëlluan shtyllën.

Mbetet të shihet pas 45 minutash të tjerë se si do të jetë epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje./Lajmi.net/