Abramovich reagon në lidhje me spekulimet e fundit për Chelsea
Pronari i Chelsea, Roman Abramovich ka lëshuar një komunikatë për media, më lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në lidhje me Chelsean.
Sport
Disa lajme kanë dal së fundmi në lidhje me shitjen e ekipit anglez, ndërsa Abramovich ka reaguar duke i mohuar ato.
Rusi ka treguar se të ardhurat nga shitja e Chelsea për bamirësi nuk kanë ndryshuar dhe klubi ka shpjeguar për hapat që janë ndërmarr deri më tani.
Pastaj në komunikatë thuhet se Abramovich nuk ka kërkuar që t`i shlyhet ndonjë hua – lajme të tilla sipas tyre janë të rreme, transmeton lajmi.net.
Lajme të pavërteta i ka cilësuar edhe ato që thuhej se rusi ka rritur çmimin për shitjen e ekipit anglez.
Në komunikatë thuhet se 55 vjeçari po punon për të gjetur një pronar të mirë për Chelsea.
Gjithashtu ata njoftojnë se pronari rus nuk ka kontroll mbi fondet aktuale apo ato të shitjes së ‘Bluve të Londrës’.
Roman është detyruar të shesë gjigantin anglez si pasojë e lidhjes së tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa brenda pak kohësh pritet të zyrtarizohet pronari i ri i ekipit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell komunikatën e plotë të pronarit aktual të londinezëve.
Statement on behalf of Mr Abramovich.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 5, 2022