Hakimi do të qëndrojë te PSG
Achraf Hakimi do të vazhdojë të qëndrojë te Paris Saint Germain, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Sport
Të paktën këtë e konfirmon agjenti i lojtarit, Alexandro Camano, transmeton lajmi.net.
Camano ndër të tjera tha se futbollisti është i lumtur të kampionët e Francës dhe se dëshiron të ngritët profesionalisht te kjo skuadër.
“Ai është i lumtur këtu. Kemi katër vite kontratë me PSG. Ai dëshiron të vazhdojë dhe të rritet te kjo skuadër”, tha ai.
Hakimi u përfol se do të ndërrojë destinacion këtë verë, me disa prej skuadrave evropiane të interesuara për të, përfshirë këtu edhe ish-ekipin, Inter.
Futbollisti zbarkoi në Paris pikërisht nga Interi në afatin kalimtar veror për shumën e afro 67 milionë eurove. /Lajmi.net/