Prishtina ia uron Ballkanit titullin kampion
Skuadra e Prishtinës, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka uruar rivalin e tyre, Ballkanin, për titullin e fituar gjatë ditës së sotme.

Sport
Suharekasit, tanimë edhe matematikisht, e kanë blinduar pozitën e parë, duke e siguruar kështu trofeun e parë të këtij lloji në historinë e klubit.
“FC Ballkani nga Suhareka është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës për edicionin 2021/22.
FC Prishtina e uron Ballkanin për titullin e parë të fituar në histori të futbollit të Kosovës dhe i dëshiron shumë suksese në garat evropiane”, thuhet në shkrimin e faqes zyrtare të Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Shkëputja e Ballkanit në tabelë filloi kohë më parë, çka ua bëri shumë më të vështirë skuadrave të tjera ndjekjen e pozitës së parë. /Lajmi.net/