Nëse nuk ka marrëveshje me Lewandowski, Morata alternativë për Barcelonën

Alvaro Morata është kthyer në radarin e skuadrës së Barcelonës.

Sport

04/05/2022 15:29

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe ka disa emra që shihen si opsione për merkaton e verës.

Së fundmi, pas shuarjes së shpresave për Erling Haaland, Robert Lewandowski është emri kyç që lidhet me katalanët.

Megjithatë, ‘Sport’ ka zbuluar edhe alternativën në rast se dështon marrëveshja me Bayern për kartonin e polakut, përcjell lajmi.net.

Barcelona do të tentojë përsëri për Alvaro Morata, nëse nuk kryhet punë për Lewan.

Sulmuesi spanjoll lidhej me Barcën edhe gjatë merkatos së janarit, por një marrëveshje me Atletico dhe Juventus nuk u arrit dot. /Lajmi.net/