Inter ia tregon Tottenhamit çmimin e De Vrij
Tottenham Hotspur kanë mësuar çmimin për kartonin e lojtarit të Inter, Stefan de Vrij.
Sport
‘Football Insider’ bën të ditur se Inter kanë caktuar çmimin e kartonit të De Vrij, transmeton lajmi.net.
Lojtari lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Tottenham Hotspur, por interesim për të kanë edhe Aston Villa, Newcastle United. Për t’i siguruar shërbimet e tij duhen paguar 15 milionë funte.
Spurs thuhet se kanë përparësi në garën për De Vrij, pasi lojtari ka raporte të mira me Antonio Conte.
Mbetet të shihet nëse Tottenham mund të paguajnë 15 milionë funte për kartonin e mbrojtësit të Inter. /Lajmi.net/