Përfundon sezoni për Pedri

Pedri Gonzalez tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Sport

04/05/2022 10:01

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka luajtur ndeshjen e fundit për këtë sezon. Ai ka pësuar një lëndim që nuk e lejon atë të kthehet në fushë deri sezonin tjetër.

Kështu të paktën e vlerëson situatën skuadra e Barcelonës, e cila nuk ka arsye për ta rrezikuar më shumë lojtarin.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona nuk do ta aktivizojë më spanjollin gjatë këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Kjo do të bëhet për të parandaluar secilin rrezik shtesë të mundshëm.

Pedri ka vuajtur nga një lëndim edhe në fillim të sezonit, prandaj skuadra dëshiron t’i jap gjithë kohën e nevojshme për rikuperim sa më të plotë. /Lajmi.net/