Bayern merr vendimin – Lewandowski NUK shitet gjatë verës
Skuadra e Bayern Munich ka marrë një vendim sa i përket kartonit të Robert Lewandowski.
Sport
Ylli polak i Bayern Munich vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Megjithatë, raportimet e fundit nga Christian Falk i ‘Bild’ bëjnë të ditur se bavarezët kanë marrë një vendim, përcjell lajmi.net.
Kampionët e Bundesliga kanë vendosur se nuk duan ta shesin Robert Lewandowskin gjatë kësaj vere.
Ata preferojnë që sulmuesi të qëndrojë edhe për një tjetër sezon, edhe nëse kjo nënkupton që lojtari të largohet si transferim i lirë sezonin tjetër.
Lewandowski ka kontratë me Bayern deri në vitin 2023. /Lajmi.net/