Fabjan Beqja nuk do të jetë i gatshëm për Gjilanin në ndeshjet e mbetura – i shfaqen simptomat e para me appendixit
Fabjan Beqja ka shafaqur simptomat e para të appendixit dhe nuk do të jetë gati më për këtë sezon

Sport
Siç njofton klubi i Gjilanit, lojtari do të mungojë për ndeshjet e mbetura të sezonit për shkak të operimit që lidhet pikërisht me këtë problem.
“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Fabjan Beqja është i detyruar t’i nënshtrohet operimit pasi që ka shfaqur simptomat e para të appendix-it.
Futbollisti Beqja nuk do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet e radhës, teksa i urojmë shërim të shpejtë dhe presim edhe më të fortë në fushat e blerta.
Zyra për informim
3 Maj, 2022”, shkruan ata në Facebook, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij sezoni me gjilanasit, Beqja ka luajtur vetëm dy ndeshje.
Ai erdhi te Gjilani si transfer i lirë në vitin 2021. /Lajmi.net/