Nëse jo për titull, Interi mund ta mposht Milanin në garë për shërbimet e Lukaku – futbollisti preferon “zikaltrit”
Përkundër interesit të shfaqur ndaj Romelu Lukakut, futbollisti preferon më shumë Interin sesa Milanin.

Sport
Skuadra “kuqezi”, me ardhjen e pronarëve të rinj, synon ta ndërtojë një ekip të fortë në mënyrë që të jetë kompetitive në të gjitha frontet e mundshme.
Njëri ndër lojtarët që u konsiderua se mund të përforconte radhët e skuadrës së Stefano Piolit ishte pikërisht belgu, i cili preferon dikë tjetër si skuadër të ardhshme.
Në fakt, skuadrës që “i shkel syrin” 28-vjeçari është njohje jo e re për të. Bëhet fjalë për Interin me të cilët pati bashkëpunim dyvjeçar përpara se të lëvizte te Chelsea, transmeton lajmi.net.
Brenda kësaj kohe futbollisti u shpall kampion me “zikaltrit”, pas më shumë se 10 viteve mungesë të këtij trofeu.
Që ta rifillojë aty ku e la, Lukaku dëshiron ta injorojë çdo ofertë tjetër pos Interit.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit pas përfundimit të sezonit. /Lajmi.net/