Sekretari i MKRS-së “sulmon” mediat në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Nuk janë armiku, janë biznesi

Sot në Kosovë janë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, me ç’rast edhe Ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar mbështetje për gazetarët.

Lajme

03/05/2022 16:28

Këtë ditë e ka shënuar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Mediat nuk janë armiku!”.

Por, këtë ditë e ka “uruar” ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, i cili nuk ka kursyer fjalët për mediat.

Duke shpërndarë një deklaratë të kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexhës, Bislimi ka shkruar “Mediat nuk janë armiku. Mediat janë biznesi”.

Tutje, një qytetar i ka komentuar Bislimit duke i thënë se nuk po e kupton një qasje të tillë, teksa Bislimi i është përgjigjur duke i thënë “ku dhemb dhëmbi shkon gjuha thotë populli”.