Depay sqaron të ardhmen e tij
Memphis Depay ka dhënë sqarime në lidhje me të ardhmen e tij.
Sport
Depay ka kontratë me Barcelonën deri në sezonin tjetër, por së fundmi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Por, ishte vet lojtari që foli në lidhje me të ardhmen e tij.
“Kam ardhur këtu në Barcelonë me dëshirën për të luajtur për ekipin – dhe natyrisht dua të ndihem i rëndësishëm këtu për disa vite”, tha holandezi, përcjell lajmi.net.
Gjatë këtij sezoni Depay ka zhvilluar 33 ndeshje me Barcën, ku ka shënuar 12 gola dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/