Xavi: Jam i kënaqur me rezultatin dhe lojën e treguar, duhej të fitonim 3:0 por ata e bënë 2:1

Xavi Hernandez është shprehur tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Mallorca.

Sport

01/05/2022 23:31

Barcelona shënoi një fitore me rezultat 2:1, por trajneri i Barcës beson se rezultati duhej të ishte më ndryshe.

“Jam i kënaqur me rezultatin dhe paraqitjen e treguar. Ishte ndeshje për t’u fituar 3:0, por ata e bënë 2:1, gjë që na bëri të vuajmë në fundin e ndeshjes”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Humbëm shumë topa në mënyrë të panevojshme. Ne duhet të përmirësohemi në këtë deh të garojmë më mirë. Por, përkundër gabimeve, jam i kënaqur”, shtoi trajneri.

Synimi i Xavi Hernandez është ta mbajë skuadrën në zonën që dërgon në Champions League.

Barca aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë, me 66 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/