Courtois thumbon Barcelonën

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka thumbuar rivalin më të madh Barcelonën.

Sport

30/04/2022 22:44

Real Madridi është shpallur kampion i La Ligës për sezonin 2021-22, pasi mposhti Espanyol me rezultat të thellë 4:0.

Pas këtij triumfi shumë lojtarë të ‘Los Blancos’ dhanë intervista të ndryshme, duke folur në lidhje me sezonin që ka kaluar gjiganti spanjoll.

Në mesin e tyre ishte edhe portieri Thibo Courtois. Ai gjatë intervistës për ‘RealMadridTv’, thumboi rivalin duke thënë se pas El Clasicos disa festuan sikur ta kishin fituar titullin.

“Pas El Clasicos disa festuan sikur të kishin fituar titullin”, tha belgu përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se në ndeshjen më të madhe në planet, Barcelona kishte mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Real Madridin./Lajmi.net/