Spalletti për Interin dhe Milanin: Ata para nesh kanë qenë më të fortë se ne

Trajneri I Napolit, Luciano Spalletti i ka quajtur Milanin dhe Interin ekipe më të forta se Napoli.

Sport

30/04/2022 20:50

Napoli arriti të marrë një fitore të thellë 6:0 ndaj Sassuolos, kështu duke e ruajtur pozitën e tretë në tabelën e Seria A.

Vend ky që ‘Napolitanët’ i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes trajneri i Napolit tha se Inter dhe Milan kanë qenë më të fortë se ekipi i tij.

“Tani quhesh i suksesshëm nëse je Lazio apo Roma, ndërsa Napoli nuk ka dhënë sa pritej. Por nuk është kështu. Fusha ka treguar se ata që qëndrojnë para nesh në renditje kanë qenë më të fortë se ne. Sipas meje skuadra ka zhvilluar një kampionat të madh dhe duhet tu jepet merita e duhur lojtarëve”, tha Spalletti për ‘Dazn’, përcjell lajmi.net.

Napoli pas 35 xhirosh në Seria A gjenden në vendin e tretë me 70 pikë, dy pikë më pak se Interi, katër më pak se Milani, por të dy ekipet kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/