Marcelo shkruan histori, bëhet lojtari më i trofeshëm në Real Madrid

Mbrtojtësi brazilian, Marcelo është bërë lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit.

Sport

30/04/2022 19:13

Real Madridi mposhti sot me rezultat të thellë 4:0 Espanyol, kështu duke u shpallur kampion i La Ligas.

Ky është trofeu i 35 i madrileneve në ligën spanjolle, transmeton lajmi.net.

Ndërsa legjenda e Realit, Marcelo tashmë ka hyrë në histori, pasi ka fituar 24 trofe me ‘Mbretërit’.

Ai përveç që është një lojtar që ka kontribuar shumë gjatë karrierës së tij te ‘Los Blancos’, ai tashmë është lojtari me më së shumti trofe te gjiganti spanjoll.

Ai kaloi legjendën madrilene, Paco Gente, i cili kishte 23 tituj gjithsej me ekipin spanjoll./Lajmi.net/