PSG dhe Manchester United, dy destinacionet e mundshme të De Jong

Njëra në mes të Paris Saint Germain dhe Manchester United mund të jetë destinacioni i ardhshëm Frenkie De Jong.

Sport

30/04/2022 11:29

Futbollisti nuk është i kënaqur me periudhën që po kalon aktualisht në “Camp Nou” dhe po e mendon seriozisht largimin.

Prej ardhjes së Xavi Hernandez në krye të klubit katalunas, hapësirat e De Jong në formacionin startues kanë qenë gjithnjë e më të vogla.

Më e favorizuar për ta transferuar holandezin shihet Manchester United, pasi aty futbollisti do të gjente një njohje të vjetër, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për Erik Ten Hag i cili e trajnonte lojtarin gjatë kohës sa të dy ishin tek Ajax.

Në anën tjetër, edhe Paris Saint Germain mund të jetë tundues për mesfushorin që, pos pagës, mund të luante përsëri me Lionel Messin. /Lajmi.net/