Ramos nuk e mendon largimin nga PSG: Luajta pak, dua t’i tregoj skuadrës së re sa shumë kam brenda

Sergio Ramos nuk është duke e menduar përfundimin e aventurës me skuadrën e Paris Saint Germain.

Sport

28/04/2022 09:32

Mbrojtësi spanjoll mungoi për pjesën më të madhe të sezonit me PSG, por për ato ndeshje që luajti gjeti edhe gola.

Ramos nuk planifikon të largohet nga Parisi, pasi thotë se ka akoma diçka për të dëshmuar.

“Kam kaluar shumë pak kohë në fushë këtë sezon, me fanellën e PSG”, ka thënë Ramos, transmeton lajmi.net.

“Jam në kulmin e karrierës dhe i vendosur t’i tregoj skuadrës së re, PSG, sa shumë futboll ka brenda meje.

Ramos shkoi te skuadra e PSG nga Real Madrid, si transferim i lirë. /Lajmi.net/