Publikohet raporti, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Lajme

25/04/2022 14:58

Gjatë kësaj kohe, në vendin tonë janë regjistruar 8 raste të reja pozitive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Aktualisht në vendin tonë janë 428 raste aktive me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë të infektuar.

Njoftimi i plotë:

25 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.

Në total numri i rasteve aktive është 448. /Lajmi.net/