Gundogan: Real Madridi ka një ekip brutal

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka folur përpara sfidës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Sport

23/04/2022 20:03

Man City do të jetë nikoqir i Real Madridit të martën, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në lidhje me këtë ndeshje ka komentuar edhe Gundogan.

Ai ka thënë se Real Madridi ka një ekip brutal me lojtarë që janë në një nivel të pabesueshëm të lartë.

“Është një ekip brutal, me Karim Benzema, Luka Modric, Toni Kroos – të gjithë ata kanë performuar vazhdimisht në një nivel të pabesueshëm të lartë prej vitesh”, tha Gundogan për ‘Sport1’, përcjell lajmi.net.

Turku me pasaportë gjermane komentoi edhe për formën e Vinicius Jr dhe nëse Benzema e meriton Topin e Artë.

“Vinicius po luan shumë mirë, sidomos këtë sezon. Për momentin Benzema së bashku me Lewandowksin janë sulmuesit më të mirë në botë”, vazhdoi ai.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Manchester City dhe Real Madrid zhvillohet më 26 prill (e martë), në ‘Etihad Stadium’, me fillim nga ora 21:00./Lami.net/