Imami kosovar dridhet nga tërmeti gjatë transmetimit “LIVE”

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5,7 që goditi mbrëmë Bosnje e Hercegovinën u ndje në gjitha Ballkanin.

Lajme

23/04/2022 11:28

Momenti i tërmetit u regjistrua edhe gjatë një interviste të kryeimamit të Pejës, Enes Goga, i cili në Peace Tv po fliste rreth besimit në Zot në kuadër të Ramazanit.

Goga thekson se lëkundjet ishin të shumta teksa kërkoi të ndërpresë videolidhjen pasi që anëtarët tjerë ishin shqetësuar.