Rudiger shumë pranë Real Madridit

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është shumë pranë transferimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

22/04/2022 22:47

Rudiger ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Kjo pasi qendërmbrojtësi duket se ka vendosur t`i jep fund periudhës pesëvjeçare me Chelsea.

Sipas ‘GianlucadiMarzio’ gjermani është shumë pranë kalimit te Real Madridi, transmeton lajmi.net.

Performanca shumë e mirë e tij në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj gjigantit spanjoll ka bërë që ata të kërkojnë transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Rudiger ka pasur 47 paraqitje këtë sezon për Chelsea në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime./Lajmi.net/