Agjenti i Nunez “urëlidhësi” në mes të lojtarit dhe Barcelonës
Darwin Nunez është një ndër emrat më të lakuar gjatë kësaj kohe.
Sport
Futbollisti, falë formës së mirë që ka treguar me Benfican këtë sezon, ka zgjuar interesin e shumë skuadrave evropiane.
Barcelona është njëra ndër to që po kërkon me ngulm shërbimet e lojtarit.
Një person që mund ta intensifikojë këtë transferim është pikërisht Jorge Mendes i cili ka raporte shumë të mira me presidentin Joan Laporte, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, që transferimi të kompletohet duhet të ketë edhe një dakordim me klubin, të cilit do t’i niset një ofertë prej 75-80 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni me skuadrën portugeze, Nunez ka shënuar 25 gola dhe katër asiste në 25 ndeshje. /Lajmi.net/